Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit ka bërë të ditur se treni i udhëtarëve ka dalur nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë, përcjell InLajmi.
Beqiri ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Ai gjithashtu ka thënë se në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikal.
Postimi i plotë i tij:
Incident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë. Treni i udhëtarëve del nga binarët.Fatmirsisht pa të lënduar.
Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikat!!!
KHAIA 24/7 /InLajmi/