Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 20 raste pozitive me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë viktimë.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 157.256.
Në total numri i rasteve aktive është 427.
Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.
Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.
Në total numri i rasteve aktive është 427./InLajmi/




















