Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 Tetor.
25 Tetor 1147 – Ushtria Selxhuke e komanduar nga Sulltan Mesudi I shpartalloi ushtrinë e Kryqëzatës së Dytë, të komanduar nga Mbreti i Gjermanisë Konrad III në Betejën e Dorileonit, e cila u zhvillua afër qytetit të Eskishehirit (Eskişehir) të sotëm në Turqi.
25 Tetor 1917 – Forcat bolshevike të udhëhequra nga Lenini morën pushtetin në Rusi.
25 Tetor 1924 – Ndahet nga jeta në Stamboll shkrimtari, poeti dhe politikani Zija Gëkalp (Ziya Gökalp), një nga emrat simbol të nacionalizmit turk.
25 Tetor 1936 – Adolf Hitleri dhe Benito Musolini shpallën krijimin e Boshtit Qendror.
25 Tetor 1947 – Bashkimi Sovjetik i dërgoi nota diplomatike Turqisë, të cilës i kërkonte ta lejonte të ndërtonte bazë ushtarake në Ngushticën e Çanakalasë (Dardaneleve) dhe ti jepte provincat Kars dhe Ardahan. Ankara i refuzoi këto kërkesa të Moskës. Në këtë çështje Turqinë e mbështetën edhe ShBA-ja me Anglinë. Me vdekjen e Stalinit në vitin 1953 Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) deklaroi zyrtarisht se kishte hequr dorë nga këto kërkesa.
25 Tetor 1971 – Pas nxjerrjes së Tajvanit nga OKB-ja Republika Popullore e Kinës u anëtarësua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
25Tetor 2004 – Kryetari i Shtetit të Kubës, Fidel Kastro deklaroi se në vendin e tij ishte ndaluar tregtia me dollar amerikan.
25 Tetor 2009 – Në Bagdad ndodhi një sulm me autobombë kundër godinave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prefekturës. Në këtë sulm humbën jetën 90 vetë dhe u plagosën 600 të tjerë.