• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 24 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

SHBA i bënë thirrje Koresë së Veriut të fokusohet në dialog dhe të ndalojë provokimet

J G nga J G
24 October 2021
në Bota
0 0
0
SHBA i bënë thirrje Koresë së Veriut të fokusohet në dialog dhe të ndalojë provokimet
0
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një diplomat i lartë amerikan i bëri thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund një serie testimesh të raketave që ka kryer së fundmi dhe t’i kthehet bisedimeve, pas një takimi që ai pati me zyrtarët jugkoreanë në Seul.

“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë këto provokime dhe aktivitetet e tjera destabilizuese dhe të angazhohet në dialog”, tha Sung Kim, zyrtari kryesor amerikan për çështjet e Koresë së Veriut.

Ai ritheksoi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme të takohen me Korenë e Veriut pa asnjë parakusht” dhe e bëri të qartë se Uashingtoni “nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Koresë së Veriut”.

Kim foli për gazetarët pas takimit që pati në Seul me homologët e tij të Koresë së Jugut. Ky takim erdhi disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike, që ishte testimi i fundit në një seri testesh raketore, teksa bisedimet midis Uashingtonit dhe Phenianit kanë ngecur.

Lansimi i kësaj rakete shkeli rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe “përbën kërcënim për fqinjët e Koresë së Veriut dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Kim.

Kim tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të eksploruar “diplomaci të qëndrueshme dhe thelbësore” me Korenë e Veriut dhe vazhdon të ketë qëndrimin e njëjtë që gadishulli korean duhet të denuklearizohet plotësisht.

“Prandaj, testi i fundit balistik i Phenianit, që ishte një prej disa testeve në 6 javët e fundit është shqetësues dhe kundërproduktiv në arritjen e përparimit drejt paqes së qëndrueshme në gadishullin korean”, tha Kim.

Administrata e presidentit Joe Biden ka përsëritur se është e gatshme të takohet me Korenë e Veriut “çdo kund dhe në çdo kohë” pa parakushte.

Por, Koreja e Veriut thotë se për rikthimin në bisedime, SHBA-ja duhet të heqë dorë, nga ajo që e cilëson si politikë armiqësore ndaj Phenianit. Koreja e Veriut ka hedhur poshtë akuzuat e SHBA-së, duke e akuzuar Uashingtonin dhe Seulin se po flasin për diplomaci, por ndërkohë po nxisin tensione përmes aktiviteteve të tyre ushtarake.

Koreja e Veriut tha më 21 Tetor se SHBA-ja po reagon në mënyrë të tepruar ndaj testimit të raketës balistike, të cilën tha se e ka për vetëmbrojtje dhe vuri në pikëpyetje sinqeritetin e ofertës së Uashingtonit për të mbajtur bisedime.

Ndërkaq, i dërguari i Koresë së Jugut për çështje bërthamore, Noh Kyu-duk tha se bisedimet me Kimin kanë përfshirë edhe diskutime “serioze” mbi propozimin e Seulit që zyrtarisht t’i jepet fund luftës, e cila teknikisht ekziston që prej viteve 1950-1953 kur përfundoi lufta koreane përmes një armëpushimi dhe jo një traktati të paqes, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Koreja e Jugut e sheh një deklarim të tillë si gjest të vullnetit të mirë që do t’i jepte një shtytje bisedimeve. Kim tha se Uashingtoni po ashtu ka diskutuar për mënyrat sesi të bëhet përparim me Korenë e Jugut, përfshirë edhe propozimin e Seulit për dhënien fund të luftës dhe për projektet e mundshme të ndihmës humanitare.

Tags: DialoguKoera e VeriutRaketaSHBA
Postimi i mëparshëm

Mbulohen nga flakët 2 kamionë në Mitrovicën e Veriut

Postimi tjetër

Shqipëria goditet nga një Tërmet

Të ngjajshme Postime

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes
Bota

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit
Bota

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi
Bota

Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi

22 July 2025
“Ish-sundimtari i errët” i Moldavisë, Plahotniuc është arrestuar në Greqi
Bota

“Ish-sundimtari i errët” i Moldavisë, Plahotniuc është arrestuar në Greqi

22 July 2025
Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin
Bota

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

21 July 2025
Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri
Bota

Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri

21 July 2025
Postimi tjetër
Shqipëria goditet nga një Tërmet

Shqipëria goditet nga një Tërmet

Lajmet e fundit

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu