KQZ ka njoftuar se 255 vendvotime për asambleistë do të hetohen, për të vërtetuar nëse këshilli i vendvotimit ka bartur në mënyrë të saktë rezultatin e votave, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tutje ka bërë të ditur se gjatë pranimit të këtoj materiali nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.
“Këto vendvotime që do të hetohen, e që në total janë 255 vendvotime, janë përzgjedhur rastësisht dhe që gjatë pranimit të materialit të tyre nuk është vërejtur ndonjë parregullësi. Hetimi i tyre ka për qëllim që të vërtetojë nëse këshilli i vendvotimti ka bartur në mënyrë të saktë rezultatin/votat nga Fleta Llogaritëse e Kandidatëve në Formularin e Rezulatit të Kandidatëve. Fleta Llogaritëse e Kandidatëve, është një fletë pune ku regjistrohen votat e kandidatëve gjatë numërimit, para se ato të barten në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve”, tha Elezi.
Ndryshe Elezi tha se në Fletën Llogaritëse të Kandidatëve regjistrohen votat e kandidatëve gjatë numërimit, para se ato të barten në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve./InLajmi/