Pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e qytetarëve në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’, ekipet e IKSHPK-së kanë filluar aksionin, përcjell InLajmi.
Janë vendosur tenda në sheshin ‘’Zahir Pajatziti’’, dhe vaksinimi për qytetarët e interesuar ka filluar të bëhet.
Niman Bardhi, koordinatori i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, në Prishtinë, ka thënë se vetëm personat që e kanë dozën e parë të vaksinës, mund të vaksinohen.
“Siç po e shihni bazuar në planin e vaksinimit ne në kuadër të planit kemi parë që të bëhet vaksinimi përmes ekipeve mobile ku për herë të parë është ngritur tenda, por kjo do të fillojë së zbatuari në nivel vendi”, tha Bardhi.
Ndërsa sa i përket qytetarëve të komunave tjera, ai tha se mund të vaksinohen por që duhet ta kenë terminin./InLajmi/