Kreu i LDK-së Lutfi Haziri , në një konferencë për media ka thënë sepër raundin e dytë të zgjedhjeve nuk i kanë bërë askujt ofertë për balotazh dhe nuk kanë pranuar ndonjë ofertë nga subjektet politike, përcjell InLajmi.
Haziri tha se nuk do ketë marrëveshje politike me askënd dhe se marrëveshja do jetë vetëm me qyetarët.
“Marrëveshje politike nuk do të ketë me askënd por do të kemi marrëveshje me qytetarët duke përfshirë të gjitha komunat.Vlerësimet për koalicione lokale i bëjnë degët e tona, në nivele lokale mund të ketë kontakte joformale por në këtë nivel nuk kemi bërë ftesë zyrtare për të ndërtuar koalicione me asnjë parti”, tha ai.
Tutje ai shtoti se po presin numërimin e votave me kusht dhe votave me postë për të shënuar fitoren e 3 pa balotazh, ndërsa në 8 komuna tjera LDK do shkojë në balotazh pej të cilave iç tha Haziri gjashtë janë në epërsi./InLajmi/