Policia e Kosovës njofton se tek Dheu i Bardhë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njejtëve gjatë kontrollit u janë gjetuar tre ID kartela të huaja dhe një pasaportë e një shteti tjetër , përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit këto dokumente janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të regullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
PKK Dheu i Bardhë, 20.10.2021-02:10. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur tre ID kartela të huaja, me foto të të dyshuarve, me emra të huaj dhe një pasaportë e një shteti tjetër. Me vendim të prokurorit dokumentet e dyshuara janë konfiskuar dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.