Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit Nëntor të këtij viti.
Në këtë mbledhje që do të zhvillohet në Durrës, do të rikalohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani mes palëve. Në total, bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje.
Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e 2 qeverive. E fundit, u organizua në Tiranë në fillim të Tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti./A2CNN