Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit për M.J. për të dyshuarin nga Kamenica që dhunoi një vajzë të mitur 12 vjeç, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se M.J. dyshohet që gjatë muajit Tetor të këtij viti ka keqpërdorur seksualisht të miturën 12-vjeare.
Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore në Gjilan:
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim./InLajmi/