Sabiani është një personazh publik i cili ka zgjedhur t ë mos shprehet lidhur me jetën e tij private.
Shumë persona njohin që ai ka një vajzë, Kejsin, e cila është tashmë pjesë e industrisë së shoëbizit.
Në ‘’Big Brother Vip’’ ai ka zgjedhur të ndajë me publikun disa detaje që jo shumë kush i di për jetën e tij personale dhe familjare.
Ai ka treguar të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrja e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij.
Kështu ai pranoi publikisht se është babai i 2 fëmijëve me nëna të ndryshme, përcjell Top Channel.
‘’Ishte e vështirë. Mendoja se Kejsi do bëhej xheloze por jo. Është e vështirë të menaxhosh dy fëmijë me nëna të ndryshme’’, tha Sabiani i përlotur.




















