Kryetar aktual në Komunën e Drenasit dhe kandidat për një mandat tjetër nga radhët e PDK-së Ramiz Lladrovci, , ka thënë se ai nuk është dëshmitar në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Sipas Lladrovcit kanë qenë kundërshtarët e tij ata të cilët kanë pretenduar se ai do të jetë dëshmitar në Hagë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Keqbërësit janë munduar të bëjnë një politikë shumë të keqe kishe i ka thirrur Hashim Thaçi nga Haga dhe iu ka thanë rrëzone Ramiz Lladrovcin se është dëshmitar në Hagë kundër meje. Unë me qenë dëshmitar kundër miqve të mi, kundër shokëve të mi, kundër bashkëpunëtoreve të mi, ma para e qes konopin me një degë e vjerrna sesa bohna dëshmitar dhe skam pse bana dëshmitar sepse ata janë të pafajshëm dhe unë pres që ata të kthehen në Kosovë dhe tu bashkohen familjeve dhe shoqërisë”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me ankesat se në Komunën e Skenderajt ka pasur manipulime të votave, Lladrovci thotë se nuk e di si kanë shkuar gjërat atje sepse ka qenë i fokusuar në komunën e tij në Drenas.
“Unë nuk e di kush ka reagu dhe si ka reagu, nuk e di si kanë shkuar ngjarjet atje sepse unë kam qenë i fokusuar në Drenas dhe kam thënë me dhjetra herë që mua më interesojnë zgjedhjet veç në Drenas. Unë punoj për Drenasin dhe kam punuar fuqishëm për Drenasin dhe sigurisht do ta fitoj bashkë me qytetarët edhe për katër vitet e ardhshme”, tha ai në një intervistë për emisionin A23 në ATV.
Ndërsa Ramiz Lladrovci në zgjedhjet e 17 Tetorit ka dal i pari në bazë të rezultateve preliminare por që Komuna e Drenasit do të shkojë në balotazh.