Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës ka paraqitur para kolegëve të saj deputetë fleta të bardha me mbishkrimin e iniciativës “ReallyForHerJustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, raporton InLajmi.
Krasniqi, e cila një ditë më parë ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar kësaj thirrje, sot ka gjetur mbështetje edhe nga kolegët e saj deputetë.
Ajo është parë para fillimit të seancës duke fotografuar kolegët e saj nga parti të ndryshme./InLajmi/