Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim në favor të koalicionit Nisma-AKR-PD lidhur me votat e Serbisë.
PZAP ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.
Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Nisma Socialdemokrate.
Bilall Sherifi sekretar i kësaj partie ka thënë se PZAP me vendimet e sotme ktheu ligjshmërinë./InLajmi
Postimi i plotë i tij:
Me vendimet e sotme PZAP ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës!
Urime dhe falënderime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Koalicionit tonë! Gjithashtu, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia!