Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
12:00 Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, në vend deri në këtë kohë kanë votuar 154.872 qytetarë.
Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të prijnë për daljen më të madhe në votime.
Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera.
11:00 – Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, në vend deri në orën 11:00 kanë votuar 8.24% e qytetarëve apo 73.928 që kanë të drejtë vote.
Për nga përqindja e daljes në zgjedhje kryesojnë komunat me shumicë serbe.
Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96% e qytetarëve, apo 5.486 qytetarë.
Në Zveçan kanë votuar deri tani 29.42% e qytetarëve apo 2.24 qytetarë.
Në Leposaviq kanë votuar 20.49% e qytetarëve apo 1.696 qytetarë.
Në Novëbërdë kanë votuar 15.74% e qytetarëve apo 1.474 qytetarë
Ndërsa, në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 14.568 qytetarë apo 8.70%.
Kujtojmë që për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.
Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur. /InLajmi/