Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 12:30 në Klinë, saktësisht në fshatin Krushevë ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Fadil Gashi ka thënë për Gazetën InLAjmi se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe trenit, ai gjithashtu ka thënë se ne mesin e kësaj ka mbetur i lëndur një person.
Sipas Gashit i lënduari është dërguar në QKMF në Klinë pastaj është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman të vazhgueshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 12:30 një veturë është përlasur me trenin në fshatin Krushevë të Klinës. Në këtë rast i lënduar ka mbetur një person i cili është dërguar në QKMF në Klinës dhe pastaj në Spitalin Rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit relevante”, ka deklruar Gashi. /InLajmi/