Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka ushtruar të drejtën për votë të lirë, raporton InLajmi.
Rama ndjehet shumë i lumtur dhe ka ftuar të gjithë të votojnë që ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit.
‘’Është kënaqësi me qenë me juve sot, ka qenë kampanjë fenomenale, fer. Sot ndjehem edhe më i lumtur që jetoj në një shtet demokratik, ku kemi të drejtën të gjithë të bëjmë votën tonë, për të ardhmen e kryeqytetit e vendit tonë, ndihem i lumtur dhe i ftoj të gjithë që ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj shumë’’, tha Rama./InLajmi/