Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec disa persona kanë vjedhur kasafortën me para në një xhami, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se është njoftuar nga një mashkull dhe se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
VJEDHJE E RËNDË/Rahovec 16.10.2021 – 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/