Leicester City ka arritur që ta mposht me një rikthim sensacional ekipin e Ronaldos, Manchester United.
Ndonëse “Djajtë e Kuq” arritën të kalojnë në epërsi të parët, me anë të Greenwood në minutën e 19-të, Leicester arriti që ta barazoj rezultatin pas 12 minutash lojë me anë të Tielemans.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 1-1. Ndërsa, gola në pjesën e dytë nuk pati deri në minutën e 78-të, kur Leicester kaloi për herë të parë në epërsi me anë të Soyuncu.
Ndeshja u bë më dramatike kur pas katër minutash, Rafshord barazoi rezultatin në 2-2, por gëzimi i “Djajve të Kuq” nuk zgjati më shumë se 30 sekonda, ku Vardy kaloi Leicesterin përsëri në epërsi.
Golin e katërt dhe të fundit në ndeshje për Leicesterin e shënoi Daka në minutën e 91-të të takimit transmeton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Leicester ngjitet në pozitën e 11-të me po aq pikë, ndërsa Manchester United zbret në pozitën e pestë në tabelë me 14 pikë.
https://youtu.be/sjzDLqzIDJs