• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Çfarë tha përfaqësuesi amerikan në OKB për Kosovën?!

V E nga V E
16 October 2021
në Politikë
0 0
0
Çfarë tha përfaqësuesi amerikan në OKB për Kosovën?!
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari i lartë për Çështje të Posaçme Politike i SHBA-së, Jeffrey DeLaurentis, u deklarua të premten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Mes tjerash, ai tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve dhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, duke arritur përfundimisht në marrëveshje për njohje reciproke.

Ai gjithashtu e mirëpriti marrëveshjen e 30 Shtatorit për targat e veturave, duke e cilësuar atë si hap përpara për Kosovën, Serbinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Fjalimin e plotë të përfaqësuesit amerikan në OKB mund ta lexoni më poshtë:

Faleminderit, zotëri President dhe faleminderit përfaqësuesit special, Tanin, për deklaratën tuaj. Ne e vlerësojmë udhëheqësinë tuaj dhe përkrahjen e përkushtuar për Republikën e Kosovës, përfshirë adresimin e sfidave të vazhdueshme, të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Dua gjithashtu që t’i falënderoj Presidenten Osmani dhe ministrin e Jashtëm, Selakoviq, për pjesëmarrje në këtë takim sot.

Dua të filloj duke e mirëpritur marrëveshjen e 30 Shtatorit për çështjen e targave mes Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Lajçak. Kjo marrëveshje është një hap para për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje është dëshmi që, kur udhëheqësit angazhohen haptazi dhe seriozisht, ata mund të gjejnë pajtueshmëri që sjell përfitime për të gjithë qytetarët e tyre.

Ne i inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që ta shfrytëzojnë këtë proces si themel duke e zbatuar këtë marrëveshje, duke i respektuar marrëveshjet paraprake, duke u përmbajtur nga provokimet dhe duke u zotuar përsëri për gjetje të zgjidhjeve për çështje të tjera përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Dialogu mbetet platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe për normalizim të marrëdhënieve, përfundimisht duke arritur marrëveshje për njohje reciproke.

Ne vërejmë se UNMIK-u nuk ka luajtur rol kritik në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës e Serbisë rreth çështjes së targave. De-eskalimi i këtij problemi, me përkrahje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i, tregon se organizatat tjera mund të shërbejnë në këtë rol me efekt më të mirë.

Ngjarjet e fundit dëshmuan përsëri se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e vet siç përshkruhet në mandatin origjinal. Ne duhet ta njohim këtë realitet dhe të lëvizim drejt mbylljes së tij. Ky këshill ka përgjegjësi që t’i ridrejtojë vëmendjen e burimet e veta ndaj fushave dhe çështjeve ku ka nevojë më së shumti. Kombet e Bashkuara ende mund të luajnë një rol të rëndësishëm për ta çuar përpara zhvillimin e normave dhe institucioneve demokratike në rajon. Por ky rol nuk e kërkon mbajtjen e një misioni paqeruajtës në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara shprehin zhgënjim që thirrjet e mëparshme nga anëtarët e Këshillit për rishikim dhe marrje të hapave për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut kanë mbetur pa u vënë re. Ne përsëri bëjmë thirrje për zhvillimin e një plani të tillë, në mënyrë që Këshilli të mund t’i japë fund UNMIK-ut dhe ta ndihmojë tranzicionin për një prani më efektive të OKB-së, që u ndihmon Kosovës dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor për ta realizuar potencialin e plotë të tyre.

Ne e përsërisim thirrjen e sekretarit të Përgjithshëm për pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave në proceset politike në Kosovë dhe e inkurajojmë qeverinë që të vazhdojë të investojë në avancimin e grave brenda shoqërisë civile, transmeton Gazeta Express.

Për fund, Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne do të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të inkurajuar shoqëri paqësore, të begata e multientike që e respektojnë sundimin e ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Tags: Jeffrey DeLaurentisOKBSHBA
Postimi i mëparshëm

Nënshkruhet marrëveshja për rifunksionalizimin e Terminalit Doganor në Mitrovicë

Postimi tjetër

Nuk respektuan masat anti-Covid, Policia shqipton mbi 200 dënime

Të ngjajshme Postime

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Postimi tjetër
Mbi 400 tiketa denimi për qytetarët që nuk respektuan masat anti-Covid

Nuk respektuan masat anti-Covid, Policia shqipton mbi 200 dënime

Lajmet e fundit

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

29 July 2025
Pjesa e parë përfundon me telashe për Dritën: Po humbet 0-1 ndaj Kopenhagës, Balaj ndëshkohet me karton të kuq

Pjesa e parë përfundon me telashe për Dritën: Po humbet 0-1 ndaj Kopenhagës, Balaj ndëshkohet me karton të kuq

29 July 2025
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

29 July 2025
Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu