Analisti politik, Ilir Ibrahimi, tha se nëse për 6 muaj nuk merr asnjë veprim për Veriun atëherë ka mundësi që janë bërë për fushatën zgjedhore.
“ Dhe ti e ke pasur 2 javë ditë rresht debatet televizive të mbushura me ato ngjarje, tash ne mund të paragjykojmë ose jo se i ka bërë për këtë çështje. Mirëpo nëse për 6 muaj nuk merr asnjë veprim të vetëm për Veriun dhe për 2 javë gjatë fushatë zgjedhore para zgjedhjeve lokale i ke 2 veprime kaq të mëdha atëherë ti domosdoshmërisht do të dyshosh se ka mundësi që janë bërë edhe për fushatë zgjedhore”, u shpreh Ibrahimi.
Ai tha që ndoshta liderët e partive politike nuk morrën pjesë në fushatë sepse donin që t’i bëjnë thirrje Kurtit që as ai mos të merr pjesë.
“Zoti Kurti ne deshëm apo s’deshëm ta pranojmë është figura kryesore në Lëvizjen Vetëvendosje, i cili është një bollduzher i votave dhe duke dërguar ndoshta këtë mesazh zoti Abdixhiku dhe zoti Krasniqi, ndoshta kanë menduar se mund ta qesin në një pozitë Zotin Kurti, t’i bënë thirrje që të mos marrë pjesë edhe ai, pra t’i lëmë kandidatët që të bëjnë gara ndërmjet tyre dhe të mos bëhet kryeministri pjesë e garës”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi poashtu tha se është për të ardhur keq mungesa e Vitisë në debatin për Prishtinën.
“Do të thotë 3 nga këta kandidatë ne kemi pasur në studio dhe kemi diskutuar për programet e tyre, ka pasur projekte të cilat me të vërtete ke mundur të diskutosh se si do të bënte Prishtinën të dukej dhe çfarë ndryshimi do ti bënte qytetit. Fatkeqësisht nuk e kishim edhe kandidatin kryesorë, Zotin Vitia, i cili nuk pranoi të vinte në një debat të mirëfilltë”,deklaroi ai. /InLajmi/