Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një video ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë numrin 177 dhe kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se duke votuar për PDK-në ju vendosni për të ardhmen që meritoni.
“Për ta nisur këtë rrugëtim të ri, të punëve të mira, në çdo komunë anekënd Kosovës, na duhet mbështetja e juaj. Duke votuar Partinë Demokratike te Kosovës, ju do të vendosni per të ardhmen që e meritoni. Për veten, familjen, lagjen, fshatin dhe qytetin tuaj. Numri 177 është në listë për të qeverisur bashkë me ju. E diela është ditë e rëndësishme për secilin. Prandaj, dilni dhe votoni bashkë për Kosovën – numrin 177″,tha Krasniqi. /InLajmi/