Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, u takua me Shoqatën e Pensionistëve të Deçanit, përcjell InLajmi.
Ramosaj i falendëroi për mbështetjen në një postim në Facebook dhe shkroi se këta janë burra të ndershëm që e kaluan jetën në shërbim të qytetarëve dhe ndërtimit të familjes edhe pse në rrethana dhe kushte të vështira.
Postimi i plotë i tij:
Shumë i nderuar me mikëpritjen e Shoqatës së Pensionistëve të Deçanit!
Burra të ndershëm, intelektual të kohës, që jetën e kaluan në shërbim të qytetarëve dhe ndërtimit të familjes, ani pse në rrethana dhe kushte të vështira që ka kaluar vendi dhe shoqëria jonë!
Më kënaqësi do të jemi mbështetës i tyre me gjithë potencialin dhe kompetencat si kryetar i komunës!
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme! /InLajmi/