Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve B.H., B.A. dhe H.B., të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.H. dhe B.A., në disa lokacione të ndryshme në komunën e Gjilanit, për qëllime të shfrytëzimit seksual kanë trafikuar të dëmtuarën A.H., ashtu që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.