Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj, ka vizituar shoqatën Zejtare Afariste, përcjell InLajmi.
Totaj kësaj shoqate i’a tregoi planin për ringjalljen e Prizrenit, plan i cili parasheh lehtësira administrative.
Ai poashtu tha që ky plan parasheh edhe lirimin e zejtarëve nga taksat komunale.
Postimi i plotë i tij:
Tek Shoqata Zejtare Afariste tregova për planin për ringjalljen e Prizrenit që parasheh lehtësira administrative dhe lirimin nga taksat komunale për zejtarinë. Me përkrahjen qytetare me 17 tetor, do ta rindërtojmë Prizrenin në të gjitha sferat. Fitorja jonë nënkupton qeverisje të përgjegjshme e Prizren të jetueshëm. /InLajmi/