Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk do të ketë lehëtsim të masave përderi sa ende regjistrohen raste të reja me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë duhet të punojmë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara.
Postimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara.
Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi. /InLajmi/