Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448, në total numri i rasteve aktive është 1.043.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/