Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, u takua me qytetarët e disa lagjeve të Prishtinës, si Bregu i Diellit, Aktash, Hajvali, Veternik dhe Mati 1, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkroi se Prishtinës i mungon vendimmarrja serioze dhe se këta qytetarë përballen me shumë probleme të mëdha.
Ai u shpreh se lista dhe plani i tij për Prishtinën janë oferta më serioze për kryeqytetin.
Postimi i plotë i tij:
Me banorë të lagjeve Bregu i Diellit, Aktash, Hajvali, Veternik dhe Mati 1, mbështetje dhe besim për vizionin tonë për Prishtinën.
Problemet me të cilat ballafaqohen kryeqytetasit janë të mëdha, Prishtinës i mungon vendimmarrje serioze, njerëz të gatshëm për t’a ndërru gjendjen ekzistuese! Andaj ne, lista dhe plani ‘e para Prishtina’, jemi oferta më serioze për kryeqytetin, me plan konkret dhe gadishmëri për vendime të mëdha në të mirën e kryeqytetit tonë.
Me 17 Tetor na pret ndryshimi rrënjësor. /InLajmi/