Ministri për Komunitetet dhe Kthimet njëherësh kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, është takuar me Komandantin e KFOR -it, Franco Federici, raporton Tanjug.
Bëhet e ditur ata kanë folur për “rëndësinë e respektimit të Rezolutës 1244, si dhe zgjedhjet e ardhshme lokale”, transmeton Klankosova.tv.
Në takim raportohet se u tha që “respektimi i Rezolutës 1244 duhet të jetë një çështje parësore, sepse KFOR-i me këtë rezolutë është përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.