Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka shkuar në Paris pasi që do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili përmes llogarisë së tij në Twitter ka thënë se do të takohet me Presidentin Macron, Emmanuel Macron ku do të bisedojnë për zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent.
Ai po ashtu ka thënë se shteti francez mund të luajë rol vendimtar në procesin e ardhshëm në njohje midis Kosovës dhe Serbisë./InLajmi/
I’m in #Paris for the Peace Summit. ëill have a meeting ë/ President @EmmanuelMacron to discuss latest developments in our region and the continent. France can play a crucial role in the forthcoming process of final peace settlement of mutual recognition btën #Kosovo & #Serbia.
“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.
