Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ngrohja e Termokosit është lëshuar në shfrytëzim pak më herët si zakonisht, përcjell InLajmi.
Ahmeti ka shkruar se në këtë rrjet të ngrohjes janë për afërsisht 90 mijë qytetarë që janë kyçur.
Kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur gjithashtu se janë afër t’i lidhin në ngrohje edhe 30 mijë qytetarë të tjerë, ai gjithashtu ka treguar edhe për pjesën tjetër të qytetit se si do të ngrohen.
Postimi i plotë i tij:
E ndezëm ngrohtoren e qytetit, pak më herët se zakonisht.
Kërkesat e shumta të qytetarëve për shkak të temperaturave të ulëta u dëgjuan, andaj po hymë me ngrohtësi në këtë sezonë dimri.
Rikujtoj se 90 mijë qytetarë janë kyçur tashmë me ngrohtoren qendrore, përmes rrjetit të zgjeruar të ngrohtores. Derisa kemi hapësirë që me projektin e ko-gjenerimit t’i lidhim edhe 30 mijë të tjerë, gati është edhe projekti i dyfishimit të ko-gjenerimit për të dyfishuar kapacitetet
Për të tjerët kemi hartuar projektin e ngrohjes qendrore me panele solare. Tashmë është kryer studimi i fizbilitetit dhe përmes një granti dhe kredie përmes Qeverisë Gjermane, KFË-së dhe Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, ne do të ndërtojmë plantazhin e dytë të paneleve solare në Evropë për nga madhësia, pas Danimarkës, ku do të ofrojmë ngrohje qendrore për të gjitha lagjet që kanë banim individual.
Prishtina nuk kthehet mbrapa!
#8perkrejt.
#prishtina /InLajmi/