Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, që është edhe Shefi i UNMIK, ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Aty është përmendur se UNMIK mbështet forcimin e rendit e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë.
Përfaqësuesi Special ka ripërsëritur se UNMIK vazhdon të ta mbështesë forcimin e rendit e ligjit, institucioneve demokratike dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit me mekanizmat e vendosjes në dialog.
Ky takim është zhvilluar në kuadër të konsultimeve të rregullta në avancim të seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Tanin do të raportojnë para këshillit më 15 tetor 2021./InLajmi/
