Kandidati për krytar të Deçanit nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, u zotua para punëtorve të kompanisë “LOKAJ PLAST” , përcjell InLajmi.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook tha që është i nderuar me mikëpritjen nga kjo kompani dhe se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur shikon nga afër suksesin që bënë një kompani vendore, e që produketet e tyre shiten në të gjithë tregun, jo vetëm vendorë, por edhe ndërkombëtar.

Ai zotua para punëtorëve dhe pronarëve të kësaj kompanie se nuk do të ndalet së punuari dhe do të jetë në shërbimin e tyre, pra të qytetarëve të kësaj komune.
Postimi i plotë i tij:
I nderuar me mikëpritjen nga kompania më prestigjioze e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika, “LOKAJ PLAST” në Prilep!
Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur shikon nga afër suksesin dhe operimin gjigant që bënë një kompani vendore, e që produketet e tyre shiten në të gjithë tregun, jo vetëm vendorë, por edhe ndërkombëtar!
I përgëzova për punën dhe përkushtimin e tyre, pronarët e ndershëm e të respektuar, vëllezërit Lokaj, që janë miq tonë, të respektuar gjithmonë nga ne dhe gjithë stafin e punjonësve të mrekullushëm!
Faleminderit shumë për respektin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!
U zotova që nuk do të ndalem së punuari dhe do të jem në shërbimin e tyre për çfarëdo që është mundësi dhe kapacitet i komunes!Jemi bashkë si gjithmonë. /InLajmi/





















