Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Drenasi, e ka denoncuar në polici djalin e tij, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se djali kishte publikuar foto me armë në rrjete sociale, nga një aheng familjar.
Policia tha se i dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se armët ishin të shokut të tij.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Drenas, 10.10.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka publikuar ne rrjete sociale foto me armë në dorë deri sa ishte në një aheng tek një person tjetër në Drenas. I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin. Rasti është duke u hetuar./InLajmi/