• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Rama për median gjermane: Europa nuk është në formën e saj më të mirë

J G nga J G
11 October 2021
në Politikë
0 0
0
Rama për median gjermane: Europa nuk është në formën e saj më të mirë
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për televizionin kombëtar gjerman, NTV, ku ka folur për integrimin europian, refugjatët afganë dhe qeverinë e tij të re. Sa i përket integrimit, Rama tha se tashmë shqiptarët nuk janë të zhgënjyer nga Europa pasi e dinë se ajo që nuk është në formën e saj më të mirë.

Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë që duhet ndaluar me punën në Shqipëri, por përkundrazi, duhen krijuar vlerat dhe standardet njësoj si në BE. Sa i përket refugjatëve afganë, kreu i qeverisë tha se është gjetur e njëjta zgjidhje si për qytetarët shqiptarë që u prekën nga tërmeti i 26 Nëntorit. Sipas Ramës, kampet e refugjatëve janë çnjerëzore.

Së fundmi, Kryeministri Rama u pyet edhe për qeverinë e re dhe faktin se aty ka më shumë gra se sa burra. Ai u shpreh për NTV se kjo ka qenë një rastësi dhe jo e qëllimshme për të bërë përshtypje, transmeton tvklan.al

Intervista e plotë

Kryeministri i Shqipërisë Rama u zgjodh kreu i qeverisë për herë të 3-të. Ka qenë në titujt kryesorë në mediat ndërkombëtare, sepse ka më shumë gra sesa burra në kabinetin e tij dhe ka ofruar të pranojë katër mijë refugjatë nga Afganistani. Vetëm hyrja në BE nuk po ecën mirë. Kryeministër Rama, ju po vini nga Sllovenia, nga samiti i BE -së dhe praktikisht kishte shtrëngime duarsh dhe fjalë të këndshme. Jeni të zhgënjyer?

Edi Rama: Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë.

Angela Merkel është një nga mbështetëset tuaja dhe është për zgjerimin e BE -së. Do t’ju mungojë ajo?

Edi Rama: Unë besoj se Angela Merkel do t’i mungojë Gjermanisë e të gjithë Evropës, madje krejt botës dhe mendoj se edhe rajonit tonë do t’i mungojë… Ndoshta edhe për shkak të së kaluarës së saj ajo ka një vizion të Ballkanit. Ajo e di se çfarë do të thotë të dalësh nga diktatura, nga një diktaturë komuniste. Dhe sigurisht ajo ka bërë gjithçka në mundësitë e saj për Evropën, duke hapur derën për refugjatët. Sidoqoftë, pas krizës së refugjatëve, as Gjermania as Bashkimi Evropian nuk janë më të njëjtët.

Ju ofruat një vend strehimi për 4.000 refugjatë afganë dhe ata nuk jetojnë në kampe, por në hotele në plazh. Sa gjatë do të qëndrojnë atje?

Edi Rama: Kampet e refugjatëve janë çnjerëzore. Mendoj se ato janë një nga arsyet pse komunitetet përreth trazohen, kur njerëzit i shohin refugjatët në afërsi të tyre të mblidhen nëpër kampe. Kur vijnë shumë njerëz, ndonjëherë duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tonë ne morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët, refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë që bëmë për njerëzit tanë, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i tmerrshëm më 26 Nëntor 2019.

Le të vijmë tek kabineti juaj i ri, 12 ministre nga 17 ministra gjithsej. A janë gratë shqiptare shumë më të mira se burrat?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, unë besoj se gratë gjermane janë më të mira se burrat gjermanë, nuk ka dyshim për këtë dhe Angela Merkel është shembulli më i mirë. Së 2-ti, dua të them se nuk ishte aspak qëllimi im kjo gjë. Nuk është një kabinet që ka një përqindje kaq të lartë të grave për të bërë përshtypje në të gjithë botën, duke diskriminuar burra. Në kabinetet e mia të mëparshme, në të parin dhe në të 2-tin, ndarja shumë e ekuilibruar gjinore ishte e qëllimshme. Këtë herë doja thjesht kabinetin më të mirë. Dhe rasti e solli të ketë më shumë gra sesa burra.

Tags: AfganëtEdi RamaEuropa
Postimi i mëparshëm

Deklarata e Edi Ramës për bashkim me Kosovën, Rusia: E papranueshme

Postimi tjetër

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, babai e denoncon në polici

Të ngjajshme Postime

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Postimi tjetër
Publikoi foto me armë në rrjete sociale, babai e denoncon në polici

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, babai e denoncon në polici

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu