Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, me Kryeministër, Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksën taksën 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.
Për këtë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka thënë se ky vendim është një nga më të guximshmet që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ai tutje ka thënë se me këtë hap Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë nuk i nënshtrohemi shtetit serb, i cili po ashtu ka thënë se prej vendosjes së tarifës ka ndikuar tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor./InLajmi/