Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj ka mbajtur takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, përcjell InLajmi.

Ramosaj ka shkruar se kishte kënaqësinë që të takohet me shumë aktiviste të respektuara, kun ë mesin e dtyre ishte dhe ish-deputetja Teuta Haxhiu.


Postimi i plotë i tij:
Kisha kënaqësinë të takoj shumë zonja, aktiviste të respektuara, në një organizim nga kandidatja për Asamblenë Komunale, Violeta Kukalaj!
Bashkë me kryetaren e AGK-së dhe ish-deputeten Teuta Haxhiu,shprehem mirënjohjen dhe respektin tonë për angazhimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme!
#PërDeçaninSkaMeUndal.
#AAK121
BR /InLajmi/



















