Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur tetë persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 386 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë atje thuhet se janë shëruar 529 persona, duke e quar kështu numrin e të shëruarve në 176.807, transmeton Klankosova.tv.

Numri total i të prekurve ka arritur në 193.846 raste si dhe të vdekur janë 6.799 persona.




















