Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 445 qytetarë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.
Janë 7.548 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar, përcjell tvklan.al.
Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163.867 që nga fillimi i epidemisë.