Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë kryer, 2.370 testime ku nga to 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi, derisa në total numri i rasteve aktive është 1.335.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
08 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.
Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033.
Në total numri i rasteve aktive është 1.335./InLajmi/




















