Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov e kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për “luftën e tyre të guximshme” për ta mbrojtur lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.
Komiteti i Nobelit e cilësoi dyshen e gazetarëve si “përfaqësues të të gjithë gazetarëve që i qëndrojnë besnikë këtij ideali në një botë në të cilën demokracia dhe liria e mediave përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme”, transmeton Klan Kosova.
Fituesit e çmimit prestigjioz, me vlerë 1.1 milion dollarë, u shpallën në Institutin Nobel të Norvegjisë në Oslo dhe u zgjodhën në mesin e 329 kandidatëve.
https://twitter.com/NobelPrize/status/1446400172125302784