Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidentalisht një djalë nga Prishtina ka plagosur vetën, përcjell InLajmi.
Sipas policisë djali ishte i mitur ku dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 06.10.2021 –Raportohet se aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri personi mashkull kosovar, i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, është konfiskuar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/