Policia e Kosovës ka njoftuar për një gjuajte me armë në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së mërkurës, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, 2 persona kanë mbetur të plagosur nga një person i panjohur i cili gjendet në arrati.
Në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ndërkaq të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 06.10.2021 – 23:35. Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura dy viktima meshkuj kosovarë ishin plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull i cili ndodhet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku janë gjete dhe sekuestruar disa gëzhoja të fishekëve. Dy të plagosurit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/