Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka bërë të ditur se një kamion me mallë që ishte duke eksportuar në Gjermani është bllokuar nga autoritetet serbe në rrugën transit përmes Serbisë, përcjell InLajmi.
Panxha ka bërë të ditur se arsyeja e ndalimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera.
Ai tutje ka shkruar se bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.
Postimi i plotë i tij:
Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera. Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.
Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!! /InLajmi/