Kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj ka shkruar se Prizren është pasuri historike e kulturore, përcjell InLajmi.
Totaj ka shkruar se është kënaqësi që të vizitoj pjesët historike të qytetit, si dhe ka përmendur Muzeun Arkeologjik, Sahat Kullën dhe Hamamin duke i thënë se thesar i indentitetit tonë të përbashkët.
Tutje Totaj ka shkruar se gjatë mandatit të tij do të themelojë Fondin për Qendrën Historike për të i renovuar rivitalizuar trashëgiminë kulturore.
Postimi i plotë i tij:
Prizreni është pasuri historike e kulturore. Gjithnjë kënaqësi të vizitoj pjesët historike të qytetit. Muzeu Arkeologjik, Sahat Kulla e Hamami janë thesari i identitetit tonë të përbashkët. Prandaj, ne do të mirëmbajmë e promovojmë vlerat historike e kulturore të Prizrenit, sepse e ardhmja është e qëndrueshme kur ndërtohet mbi themelet e së kaluarës.
Gjatë mandatit tonë, do të themelojmë Fondin për Qendrën Historike për të rinovuar e rivitalizuar trashëgiminë tonë kulturore kudo që është e nevojshme dhe për të tërhequr edhe më shumë vizitorë. Bashkë për Prizrenin PDK177
Shpërndaje për Prizrenin historik /InLajmi/