Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit nga rradhët e Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve të kësaj komune, përcjell InLajmi.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook tha që nuk do të ndalem së punuari deri në realizimin e plotë të prioriteteve që janë kërkesa dhe nevoja të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Faleminderit:- SLLUP- VOKSH- RATISH I EPËRMJu jam mirënjohës qytetarëve të komunës sonë, për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej, në qytet e në fshatra!Këtë mbështetje e dëshmuan mbrëmë edhe banorët e fshatrave Sllup, Voksh e Ratish i Epërm, e të cilët i falenderoj nga zemra!Këtyre qytetarëve të këtyre lokaliteteve, ju dhashë zotimin tim, se nuk do të ndalem së punuari deri në realizimin e plotë të prioriteteve që janë kërkesa dhe nevoja të tyre!Do të jemi bashkë gjithmonë . /InLajmi/