Rrjeti i Grave të Kosovës ka kundërshtuar uljen e dënimit të Nuhi Mavrovqanit, ku ky i fundit ka vrarë me shufër metalike gruanë e tij, përcjell InLajmi.
Nga RRGK-ja kanë thënë se kjo vrasje ka shkundur edhe një herë realitetin e secilës prej grave që janë duke u përpiqur çdo ditë e më shumë që dhuna ndaj grave të merr fund.
Nga ana tjetër nga Rrjeti i Grave të Kosovës kanë bërë thirrje insitucioneve të drejtësisë që të mos heshtin.
Postimi i plotë i RRGK-së:
RrGK kundër uljes së dënimit për Nuhi Mavrovqanin, u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të mos heshtin
Kjo vrasje shkundi edhe një herë realitetin e secilës prej nesh që përpiqemi çdo ditë që dhuna dhe vrasjet ndaj grave të marrin fund.
Vrasja e S.M fatkeqësisht edhe një herë dëshmoi se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës.
E megjithatë, kur vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm në dhjetor të vitit 2020 nga Gjykata Themelore në Gjilan, u duk sikur drejtësia bëri një pjesë të punës së vet, duke e dënuar kriminelin, edhe pse jo duke e parandaluar krimin.
Mirëpo, sot përsëri po dëshmojmë se kur flasin për vrasjet e grave, drejtësia po mbyll sytë. /InLajmi/