Ministria e Financave të hënën ka bërë trasferin e parë për shtesat e fëmijëve në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.
Shtesat e fëmijëve po u dalin prindërve për herë të parë që nga paslufta.
Qeveria aktuale i ka futur në këtë pako fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 të cilëve ua transferon çdo muaj nga 20 euro.
Ministri Hekuran Murati bëri të ditur se janë bërë pagesa për 16 mije e 1 aplikues, njofton Klan Kosova.
E janë gjithsej 320 mijë e 20 euro që janë derdhur në llogaritë e përfituesve, derisa 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta ku edhe do të mund t’i përmirësojnë.