Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe zyrtarë policorë kanë vizituar pikën kufitare në Bërnjak, përcjell InLajmi.
Aty ka filluar implementimi i marrëveshjes së reciprocitetit me targa me Serbinë.
Marrëveshja për targa u arritë javën e kaluar në Bruksel ndërsa nga sot ka filluar edhe implementimi i saj, duke vendosur afishe në targat e të dyja shteteve, Kosovës e Serbisë.
Për 10 ditë pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak kanë qenë të bllokuara si shkak i protestës së qytetarëve serbë ndaj vendosjes së reciprocitetit nga Kosova. /InLajmi/