Zjarri ka përfshirë një lokal në qendër të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Pamjet tregojnë tym të zi në afëri të vendit të ngjarjes ku kanë arritur edhe policia e zjarrfikësit, ende nuk raportohet për të lënduar.
Zjarri është konfirmuar për InLajmin, nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë.”
Detaje të tjera mbi rasin priten në vazhdim nga Policia e Kosovës./InLajmi/